Janë zbardhur të tjera dëshmi në lidhje 29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një fshat të Greqisë, i varur në një pemë dhe me duar të lidhura
Rreth një muaj më parë familjarët e tij kishin denoncuar humbjen e të riut, pasi ky i fundit kishte humbur kontaktet me ta prej tri ditësh.
Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm.
Vëllai i tij ka zbuluar në deklaratën për mediat greke se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.
“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.