Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Aksidenti i rëndë automobilistik u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 19-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i njohur.
Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19-vjeçarja që ndërroi jetë. Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.
Sipas raportimeve kushërira asaj me tre miqtë të tyre kishin shkuar ta merrnin nga puna