Loading...

‘Breçani u arrestua teksa shihte ndeshjen’/ Hoxha zbulon rolin e pjesëtarëve të grupit kriminal që u çmontua nga SPAK

Operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga SPAK.

Hoxha deklaroi se operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh nga Prokuroria e Posaçme, që zbuluan grupin kriminal të përbërë nga 11 perosna, që trafikonin kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Evropës. Hoxha dhe se ish-drejtori i policisë Ervin Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni janë arrestuar teksa ishin së bashku dhe prisnin të shihnin ndeshjen e Kombëtares së futbollit.

Gazetarja tregoi po ashtu edhe rolin që gjithësecili kishte në këtë grup kriminal.

“Mbrëmjen e djeshme me vendim të Gjyqtares së Posaçme anti Korrupsionin dhe kundër Krimit të Organizuar, zonjës Elsa Ulliri dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Vladimir Marra, policia dhe agjentët e BKH-së, pasi morën e emrat e personave që ishin në kërkim nisën të ekzekutonin masat e sigurisë të vendosura nga këta persona. Erzen Breçani ishte së bashku me shefin e Krimeve të Komisariatit të Kombinatit dhe prisnin të ndiqnin ndeshjen e Kombëtares. Pikërisht janë arrestuar në këtë moment dhe në të njëjtin moment kanë kryer kontrolle në Kukës, Rashbull dhe në Selenicë.

SPAK pas hetimeve prej 7 muajsh, është i bindur se ka çmontuar një grup kriminal të përbërë nga 11 persona që fokusin e tyre kishin trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke nisur nga Ekuadori, Kolumbia, vend origjine dhe destinacion, Belgjikën, Holandën, ose dhe Gjermaninë. Në platformën SKY janë konstatuar biseda të këtyre personave, mes tyre dhe djali i ish-drejtorit të policisë, Breçani, i cili konsiderohet me rol të rëndësishëm në transportin e kokainës. Të tjerët kanë qenë të angazhuar edhe me vrasje, për prishjen e pazareve të drogës por edhe për hasmëritë si ajo e Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Breçani akuzohet se ka pastruar para të trafikut të drogës, sipas hetimeve të SPAK. Breçani nuk akuzohet për trafik dorge. Për djalin e tij, rëndon akuza edhe për trafikun e parave si dhe sigurimi i rrethanave për kryerjen e vrasjeve. Në njoftimi ne SPAK, theksohet nga ana tjetër se u arrit të provohet përfshirja e nëpunësove dhe punonjësve të policisë. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Megjithatë, deri më sot këtu ka vetëm dy oficerë të policisë. Njëra prej tyre Bababmeto, e cila dyshoeht se ka dhënë një informacion në kohën kur ishte punonjëse e Interpolit. Oficeri tjetër, shefi i Krimeve të Kombinatit ka informuar me informacione anëtarët e grupit kriminal. Ka ende shumë biseda të paverifikuara dhe do të zbulojnë emra të tjerë të policisë së shtetit, që kanë lidhje me krimin.”– tha Hoxha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com