Loading...

Blogerja bën tatuazh emrin e të dashurit në ballë: E di që është pak çmenduri

Videoja e postuar në TikTok nga një blogere e njohur po bën xhiron e internetit, teksa ajo shihet duke bërë tatuazh emrin e të dashurit në ballë.
“Po bëj tatuazh emrin e tij në fytyrë”, ka shkruar Ana Stanskovsky në mbishkrimet e postimeve në platformën TikTok.

Videoja, e cila ka afro 23 milionë shikime, duket se tregon gruan duke bërë një tatuazh me emrin e parë të partnerit të saj, Kevin Freshwater. Madje, ajo ka zgjedhur ta bëjë me germa të mëdha, duke mbuluar të gjithë ballin.

Natyrisht, kishte shumë që shprehën mosbesimin e tyre dhe pyesnin veten nëse ishte e vërtetë apo një mashtrim. Me shumicën e njerëzve që besojnë se ky është vetëm një truk i inskenuar, në mënyrë që vajza të fitojë më shumë pëlqime dhe shikime.

Megjithatë, në një seri klipesh që pasuan, blogerja këmbënguli se tatuazhi i diskutueshëm në ballin e saj është, në fakt, autentik.

“Po, është e vërtetë”, konfirmoi ajo në internet. “As nuk mund ta besoj se e bëra. E di që është pak çmenduri”, vazhdoi vajza. “Oh mirë, më pëlqen të shpreh ndjenjat e mia dhe mendoj se nëse vërtet e do dikë, duhet të jesh në gjendje ta tregosh atë”./abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com