Loading...

Romeo Kara nxjerr faktet që fundosin Ilir Metën: Mbllaçitje në gojën e tij, lidhjet që ka me aferën CEZ-DIA dhe vdekja e dyshimtë e Qazim Tepshit

Juristi Romeo Kara ka folur për aferën CEZ-DIA dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. Ai thotë se në dukje dukej se nuk dinte çfarë të thoshte për momentin, nëse ishte thirrur si person në dijeni apo nën akuzë.

“Ishte një mbllaçitje në gojën e tij. U kuptua që kishte të bënte me këtë çështje. Hyri dhe doli duke përmendur emrin tim. Ndjen rrezik për këtë çështje dhe thotë dhe për të trazuar ujërat”, tha ai në MCN.

Kara deklaroi se kjo çështje është kallëzuar prej tij në vitin 2017, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se çështja e privatizimit të CEZ është hetuar, ka disa vepra penale, ku ka kallëzuar 14 veta.

“Mundësitë e mia të hetimit aq ishin, ato që janë, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka dalë ndonjëherë Berisha ta trajtojë atë dosje.

Uroj që SPAK ta gjejë fakte të reja dhe ta rihapë për gjykim që në shkallën e parë. Kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar nga klasa politike të një pasurie kombëtare.

Sektori energjetik shihet si llokmë, kemi parë se si kanë hyrë dhe kanë dalë miliarderë. Kemi bashkudhëtarë të Ilir Metës, si Dritan Prifti që e kanë akuzuar që në vitin 2010 lidhur me këtë aferë.

Unë kam arritur të krijojë dyshime të arsyeshme me fakte që ky person, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kastriot Ismailaj, kanë hyrë në një aferë me palën çeke.

Në atë kohë prokuroria ka parë në mënyrë të kufizuar objektin vetëm për mashtrim të Ismailaj. Kam marrë të dhëna se Prokuroria ka tentuar ta mbyllë dosjen, në periudhën 2015-2016.

Kemi parë emisarë të Metës që kanë shkuar të takojnë Ismailaj në burg me mesazhe të zeza. Por kjo dosje ia doli që të mbijetojë. Koha e gjatë dhe mënyra si po thirren persona, tregon se po i hyjnë në themel çështje”, tha ai.

Kara tha se për herë të parë Meta e pranoi se ERE ka dhënë vendime të dënueshme, duke favorizuar palën çeke.

“Ndërmarrja ka qenë 76% e shtetit çek dhe 24% e shtetit shqiptar, që si aksioner minoritar nuk ka mbrojtur të drejtat tona por i është lënë hapësirë Ministrisë së Energjisë që të ndërhyjë për të bërë këto allishverishe.

Kallëzimet janë dhe indicie. Unë për shkak të detyrës kam gjykuar se është konsumuar një vepër penale e konsumuar nga 6 persona të kallëzuar nga unë dhe mendoj se SPAK e ka zgjeruar gamën e hetimeve dhe provave.

Përmend dëshminë e Jozef Hejsekut, drejtorit të OSHEE, i cili ka deklaruar se Ismailaj është prezantuar nga Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë, një njeri i qarqeve politike, sidomos i Metës dhe i Berishës.

Kanë dashur në këtë aferë të kenë një person zëdhënës të këtyre qarqeve dhe të krijojnë një klimë të besimit të mirë për të bërë bashkë të ligjshmen dhe të paligjshëm.

Nuk është se do mblidheshin 460 milionë euro borxhe dhe 200 e ca ti merrte DIA. Mendoj se Qazim Tepshi ka qenë nga personat e parë që ka pasur dijeni, madje ka qenë i përfshirë me 12%.

Për mua vdekja e tij është e dyshimtë. Për mua personat që akuzojnë Metën, rrezikojnë.

Mendoj se nuk ka pasur nevojë Agron Çela të jetë ndërmjetës mes Metës dhe Ismailaj. Që në vitin 2000, Meta ka qenë në festën e Ismailaj. Dëshmitë përputhen me atë çfarë ka ndodhur.

Numri i personave është i madh, por Meta sipas gruas së Ismailaj, thotë se Meta na bënte presion për vendimin e ERE-s për të marrë 10 milionë euro.

Meta i bënte presion Ismailaj dhe ky i fundit i bënte presion ERE. Ismailaj ka qenë person që bënte ligjin e asaj kohe në ERE si njeri i Metes.

Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen nga presionet që i ka bërë në zyrë Ismailaj.

Meta më mirë të mos kishte folur fare, se sa mohoi Ismailaj dhe në këtë mënyrë ai pranoi fajësinë”, tha Kara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com