Loading...

Foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati, Balla: Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë prindërit e papërgjegjshëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Yzberisht, ku u gjet e braktisur një foshnjë e porsalindur.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.”, shprehet ministri Balla.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com