Loading...

Identifikohet shqiptari i dytë që vdiq, flet daja i të plagosurit: Nipi është në koma

Katër shqiptarë ndërruan jetë dhe një mbeti i plagosur, pas një aksidenti të rëndë në punë, në Hamburg

Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një kantier ndërtimi në Gjermani.Deri më tani janë bërë publik emrat e dy prej viktimave, Albert Zorba dhe Astrit Gjeka dhe shqiptarit që mbeti i plagosur, Alfred Dija, 35vjeç. Pikërisht, daja i këtij të fundit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë, teksa ka oflur për Reporttv.Luan Cemenja tha se nipi i tij është në gjendje kome prej 48 orësh, ndërsa shpjegon se 35-vjeçari shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej.

Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Për t’u interesuar për gjendjen e Alfred Dijës, vëllai i tij dhe kushërira kanë shkuar në Gjermani. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, Astrit Gjeka, me origjinë nga Dibra, por familja e tij jeton në Durrës.

“Quhet Alfred Dija nga Mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani.
Një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi”, tha Cemenja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com