Loading...

Deputetët e PD hyjnë me forcë në Kuvend, ‘shqyejnë’ derën e zyrës së Nikollës

Deputetët e Partisë Demokratike janë ndaluar nga Garda të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Deputetët e PD janë përplasur me punonjësit e Gardës dhe kanë hyrë me forcë në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila nuk ndodhej aty për momentin.

Pamjet u shpërndanë live në rrjete sociale nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Në video dëgjohet deputeti Flamur Noka i cili thotë ta harrojnë “po s’u plotësuan të drejtata e opozitës”.

Deputetët e opozitës kërkojnë ngritjen e komisioneve parlamentare të kërkuara prej tyre dhe pezullimin e përjashtimit të deputetëve për të lejuar Kuvendin të vijojë aktivitetin normal.

Tensionet e para nisën fillimisht mëngjesin e kësaj të mërkure ku deputetët e PD bllokuan mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Në konferencën e kryetarëve pritet të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com