Loading...

Sakrifica, nëna lë vajzën nën kujdesin e vëllait dhe i kërkon falje: Kur të rritesh do ta kuptosh

Prej 10 vitesh, që pas humbjes së bashkëshortit e më pas të nënës, Eldona është përpjekur të vazhdojë përpara. Nëna e saj e shtyu të studionte e të krijonte një të ardhme më të mirë për veten dhe vajzën. Nga ana tjetër, ajo tregoi për sakrificën që vëllai, Eltoni ka bërë duke u kujdesur për mbesën e tij ndërsa Eldona detyrohet të qëndrojë gjithë javën në Tiranë për shkak të punës.

Për të gjitha këto arsye, ajo e ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty” që t’i shprehë mirënjohjen. Eltoni shoqërohet edhe nga mbesa, Klevisa e cila hamendëson menjëherë se pas murit në studion e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ndodhet nëna e saj. Eldona ka disa fjalë edhe për të bijën.

Eldona: Loni! Është shumë e vështirë që t’i gjesh fjalët. Ajo që dua unë është që një ditë të arrij të ta shpërblej gjithë mundin dhe sakrificën që ti bëre. Unë të dua shumë pavarësisht se nuk e shpreh dhe në çfarëdolloj situate, do jem pranë teje. Çdo gjë që t’ia dalim bashkë mbanë ashtu siç thoshte edhe mami që bashkë do ia dalim çfarëdolloj sfide që do të na vijë. E di që këto vite kanë qenë të vështira për ne, më i vështirë ishte ky vit por siç e di edhe ti, jam e sigurt që edhe mami do ndihej krenare që jemi sot këtu.

Në fakt, Ardit, këtë mesazh unë duhet ta kisha bërë më parë, që kur mami ishte gjallë sepse edhe ajo duhej që t’i përjetonte këto emocione dhe për gjithë sakrificën dhe për gjithë mbështetjen që më dha mua, që unë duhej të vazhdoja përpara.

Ndërsa për Klevisën, llastica, siç i them unë… jam shumë krenare sepse është shumë e kuptueshme, është shumë e dashur, fal shumë dashuri. Gjithashtu i kërkoj falje që qëndroj kaq larg saj por ndoshta tani dashuria ime ti nuk e kupton, por kur të rritesh jam e sigurt që ti do e kuptosh se pse unë nuk mund të jem çdo ditë me ty, të kujdesem për ty, të bëjmë mësimet bashkë, të lozim apo edhe të të përqafoj ashtu siç do ti. Ju dua shumë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com