Loading...

Vlorë/ Publikoi lajmin e përdhunimit të një 26-vjeçareje, kërcënohet gazetarja, policia sqaron ngjarjen

Një 57-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, pas denoncimit të bërë nga shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare.

Kjo e fundit e ka kallëzuar pasi është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast. Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com