Një 33-vjeçar akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’ pasi mori me qira një automjet tip ‘Benz’ dhe nuk e ktheu më pas.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. K., banues në Gramsh, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe sekuestrimin e automjetit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit në Polici, nga shtetasi R. M., se shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Gramsh, i kishte marrë me qira një automjet tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më, kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., për veprën penale “Mashtrimi”.
Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.