GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për ish-kryeministrin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim largimi nga shteti”, për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi e mori të pandehur në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Berisha akuzohet për veprën penale, ndërsa raportohet se ish-kryeministrit i është sekuestruar dhe pasaporta.
Por a rrezikon burg Berisha?
Akuza e ngritur nga prokuroria për ish-kryeministrin është e rëndë dhe është e njëjta që rëndon mbi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili dje u arrestua në aeroportin e Rinasit. Megjithatë, në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e ‘shpëton’ ish-kryeministrin nga burgu, nëse faktohen akuzat.
Për çdo person që ka mbushur 70 vjeç, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor. Berisha është 78 vjeç, prandaj edhe nëse shpallet fajtor për përfshirjen në privatizimin e kompleksit “Partizani”, nuk do të burgoset.