Loading...

‘Po më dridhet trupi, filloi të gjuante me sëpatë’, tmerri në Korçë, flet dëshmitarja

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pazarin e Korçës. Një grua është sulmuar nga një 36-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste te Pazari i Korçës.

Sipas një dëshmitareje në vendin e ngjarjes, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan, e cila sipas saj ishte shumë e mirë dhe e respektueshme.

Dëshmitarja tregon se kjo skenë ishte tepër e frikshme.

“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë. Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të bërtiste, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com