Loading...

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Janinë, Greqi ka vendosur që Laert Haxhiu të ekstradohet në Shqipëri. Lushnjari është dënuar me 18 vite nga Gjykata e Lartë teksa vijon procesi në GJKKO për “Masakrën e Lushnjës” që e përfshinë në ngjarje.

Haxhiu që u arrestua disa muaj më parë në Greqi pritet që të përballet me akuzat e reja për organizimin e gjashtë vrasjeve dhe pesë atentateve në Shqipëri.

Disa javë më parë policia njoftoi se ka zbardhur vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021, Alban Semakut të njohur si ‘kinezi’ në Peqin, 17 Tetor 2021, Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021, Fridman Xhaferrajt në Korçë 14 qershor 2021, Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021 dhe biznesmenit Lulzim Qorri në Athinë, 13 Dhjetor 2018. Ishte i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, që tregoi vrasjet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com