Loading...

Orikum/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Shatai’, arrestohen dy persona

Orikum, Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shatai”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Zbardhen 4 raste të vjedhjes, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedentë të mëparshëm kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga anksesat e disa qytetarëve, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Orikum, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shatai”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

-B. K., 43 vjeç dhe L. K., 26 vjeç, të banues në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 4 vjedhje të ndryshme, konkretisht:

-më datë 07.09.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje pune në një lokal, në rrugën nacionale Llogara-Orikum;

-më datë 15.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, brenda në automjeti rulot me targa gjermane, në aksin rrugor Llogara-Orikum;

-më datë 02.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe sende me vlerë, në një banesë në fshatin Dukat;

-më datë 02.03.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në një banesë në fshatin Dukat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com