Loading...

Shpresë për të burgosurit, po bëhet gati amnistia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas pushimeve duket se ka nisur punën për të përmbushur premtimet e dhënë.

Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një foto ku shihet në zyrën e tij duke punuar për projektligjin e amnistisë penale, nga ku do të përfitojnë ata që janë dënuar për vepra të lehta penale.
“Mirëmëngjes! Nisëm nga puna…Premtimet nuk harrohen! Amnistia”, shkruan ministri në postimin e tij, duke u dhënë shpresë të burgosurve se po punohet për amnistinë penale.

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas ligjit. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Kujtojmë që disa herë Manja është pyetur për amnistinë, ku ka theksuar se do përfitojnë vetëm të dënuarit për vepra të lehta penale dhe jo ata për vepra të rënda.

Po ashu disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Manja tha se amnistia do bëhej edhe për shkak se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë në limitet e kapaciteteve të tyre. Dhe si duket ky projektligj do i shkojë parlamentit brenda 2023.

“Nuk kemi mbipopullim por jemi në limitet e kapaciteteve që kemi. Kështu që një nga arsyet por jo e vetmja që ne do të kemi një amnisti për këtë vit është dhe ulja e mbipopullimit apo mbajtja e kapaciteteve normale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, tha Manja pak muaj më parë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com