Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.
Siç tregohet edhe në këto pamje, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, duke ecur, apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.
Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët. Shtimi i qenve endacakë, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në verë i dëbojnë.
Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërish situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.
Kujtojmë se pikërisht strehimi i qenve endacakë u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për shkak se kreu marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, e cila kishte dhe një projekt për grumbullimin e kafshëve që nuk kanë pronar, në qytetin verilindor./Shqiperiaime