Loading...

9 persona humbën jetën në një ditë të vetme në Shqipëri

Ka qenë tragjike kjo e premte në Shqipëri, ku një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gramsh.

Një familje e tërë e mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Gramsh: 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Palombarët e RENEAS kanë shkuar për të bërë të mundur gjetjen e tyre, megjithatë ende asnjë shenjë nga trupat.

Ato që janë gjetur deri më tani në buzë të liqenit janë dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Familjarët kanë deklaruar se janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Disa qytetarë të tjerë kanë humbur jetën, ku një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Durrës: Një grua nuk ka mundur të mbijetojë, pas kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.

Policia njofton se rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, 70-vjeçarja me inicialet D.G, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Himarë: Nga ana tjetër e vendit, në fshatin Shën Vasili në Himarë, një aksident fatal i ka marrë jetën 40-vjeçarit Renato Bushi.

Pasi, mjeti ka dalë nga rruga, nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Sakaq janë lënduar dhe dy pasagjerët në mjet, të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, kanë humbur jetën 52-vjeçari me inicialet B.Xh dhe 68-vjeçari me inicialet H.D.

Tale dhe Durrës: Të dy, një në Tale dhe tjetri në Durrës, kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi kanë rënë në kontakt me ujin në anë të detit.

Ndonëse kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar menjëherë në spital, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë. Si shkaktar në të dyja rastet, dyshohet arresti kardiak.

Elbasan: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një 45-vjeçar, me profesion bojaxhi, i cili ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte.

Policia njofton se rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Një tronditje e madhe kjo për vendin tonë, ku 9 qytetarë raportohen si viktima të ngjarjeve të ndryshme.

Deri më tani, palombarët e RENEA-s janë duke bërë kërkimet për trupat e familjes Zogu, që tragjikisht janë futur në liqen për të mos dalë më.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com