Nga Elda Zavalani
Kur do ndalet e keqja? Kur do gjejmë pak paqe e pak qetësi? Kur do t’i vijë fundi çmendurisë? Kur do pushojë lufta? Kur ata miliona refugjatë do kthehen ne vendin e tyre? Kur do gëzohen fëmijët? Kur do thahen lotët? Kur do dëgjohet vetëm muzikë dhe jo krisma? Kur do pastrohet ajri dhe qielli nga tymi? Kur do ringjallet shpresa dhe do lulëzojë jeta?
Ka vetëm një përgjigje:
Kur ne ta ndjejmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë e ta shpëtojmë njëri-tjetrin, t’ja lehtësojmë dhimbjen njëri-tjetrit.
Vetëm dashuria dhe dhembshuria do ta shpëtojnë këtë botë të trazuar.
Në këtë 1 mars kam një lutje në vend të urimit:
“Zot, jepju njerëzve edhe nga një zemër tjetër, të duan më shumë, të ndjejnë më shumë, të përpiqen më shumë, të mendojnë më shumë, ëe japin me shumë !”
P.S. Shkrim i shkruar kohë më parë