Loading...

Gazetari: Dosja e SPAK për Ahmetajn e kopsitur, ndaj iu shmang ballafaqimit!

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Arben Ahmjetaj hetohet prej më shumë se 7 muajsh nga SPAK, ndaj dosja e sjellë prej tyre është voluminoze dhe e kopsitur.

Kjo, sipas tij është arsyeja pse Arben Ahmetaj zgjodhi të mos ballafaqohej me drejtësinë dhe u largua ndryshe nga disa të tjerë që menduan se do shfajësoheshin rrugës.

“Për herë të parë SPAK solli një dosje voluminoze dhe të kopsitur. Është një hetim që zgjat prej më shumë se 7 muajsh ku është punuar në mënyrë intensive dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar.

E gjitha filloi me atë shprehjen, ndiq paranë. Kjo kërkoi edhe kohën e duhur dhe mbledhjen e materialit. Është bëtë një tentativë më herë për të kërkuar heqjen e mandatit që u shty 1 muaj për disa materiale të tjera që u vërtetuan. Dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një zyrtar shumë të lartë do kishte bujë të madhe dhe ndaj SPAK është treguar i kujdesshëm. Është akuza e kopsitur dhe kjo detyroi vetë Ahmetajn t’i shmangej ballafaqimit, ndryshe nga të tjerët që kanë menduar se rrugës do shpëtojnë”, tha gazetari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com