Loading...

Dasma e çuditshme, Lewandowski martohet sërish me gruan e tij pas 10 viteve pa qenë ndarë kurrë

Në ditët e sotme të martohesh për herë të dytë, por edhe për të disatën herë, nuk përbën çudi, madje edhe me të nëjtën grua që ke pasur, por të martohesh për së dyti pa qenë ndarë kurrë dhe të kesh pasur një marrëdhënie shumë të mirë, kjo nuk ishte parë.

Ky është rasti i Robert dhe Anna Lewandowski, që befasuan botën pak ditë më parë, duke shpërndarë në rrjetet sociale lajmin se ishin rimartuar me rastin e 10-vjetorit të martesës.

Me këtë rast, çifti transferoi familjen dhe miqtë në një hotel në Toskanë, një ambient mbresëlënës i zgjedhur si më i mirë në botë nga revista “Travel and Leisure”.

Resorti luksoz përbëhet nga vila dhe dhoma të shumta private që ftojnë klientët të zhyten në natyrë, vreshta dhe qetësinë e mjedisit. Qershia mbi tortë e dasmës së dytë ishte kërcimi i çiftit, jo thjesht një vals, por diçka më e komplikuar, me sulmuesin e Barcelonës që shfaqi talentin edhe në vallëzim. Dhe natyrisht pas dasmës, pushime në det.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com