Një shqiptar ka ndëruar jetë tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar.
57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut. 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit,
në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende mister pasi janë ngritur pikëpyetje për sigurinë në punë.
Grupi hetimor po heton, dhe pritet të zbardhë më shumë.