Një 11-vjeçare dhe një 22-vjeçar me iniciale H.B. kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Xhamia” në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku 22-vjeçari po drejtonte motorin në momentin që ka aksidentuar të miturën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al