Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.
Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës. Viktimat janë vëllezërit Islami.