Loading...

E rëndë, 22-vjeçari ishte duke punuar me babain bie nga mjeti, ndërron jetë në spital

Një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol.

Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.

Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com