Loading...

E rëndë/ Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por…

Një 55-vjeçare ka shkuar me këmbë të thyer mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës.

Mësohet se gruaja, e cila është e paralizuar, ishte hedhur nga shkallët e nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.

Pasi gruaja ka mbërritur në spital uniformat e bardha kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së dëshmisë së 55-vjeçares, efektivët kanë shoqëruar në polici bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes edhe herë të tjera.

E dhunuara raportohet se nuk është në gjendje të rëndë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com