Loading...

Alfred Peza zgjidhet drejtor i përgjithshëm i RTSH-së

Ish-deputeti dhe sekretari për mediat i Partisë Socialiste, drejtori mediatik pranë “Hysenbelliu Group” dhe pronari i një portali online, Alfred Peza, është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Henrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Pas shpalosjes së platformës nga kandidatët, Këshilli Drejtues me votim të fshehtë zgjodhi Alfred Pezën si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Posti i drejtorit të RTSH-së mbeti vakant pas arrestimit të Thoma Gëllçit për korrupsion me tendera. Me largimin e tij, nga viti 2021 këtë post e drejtori Enkelejd Joti, deri në prill të 2023, kur dha dorëheqjen për t’u emëruar si zëvendës-ministër i Mbrojtjes.

Gjashtë vite më parë Peza ishte në qendër të një “skandali” pasi rezultoi se ishte aksioner në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa opozita këkoi ndjekje penale për të. Ish-deputeti u shpreh se ato fonde, rreth 1 milion dollarë, ishin kursime familjare që i kishin investuar në formë aksionesh bankare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com