Një pjesë e madhe e kontinentit europian dhe vendi ynë do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.
Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.
Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 27 °C
në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 20 °C
Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.