Emili ka ardhur nga Borshi për të surprizuar nënën e saj “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 14-vjeçarja tregoi se prindërit e saj emigruan në Greqi kur vajza ishte e vogël dhe më pas u divorcuan.
Babai i saj jeton ende në Greqi, ndërsa Emili dhe nëna e saj, Brisilda u kthyen te gjyshërit. Brisilda iu përvesh punëve të fshatit ndërsa edhe pse është ende e re, vetëm 30 vjeçe, i është përkushtuar vajzës së saj dhe nuk ka krijuar një jetë të re. Emili dëshiron t’i japë nënës së saj një mesazh force.
Emili: Ma mos qaj. E di që je duke kaluar një jetë shumë të vështirë, por jo, më ke mua dhe ti do më kesh gjithmonë krahun tënd të djathtë.
Brisilda: Shpirt i mamit!
Emili: Ti e di që unë të dua shumë.
Brisilda: Edhe unë.
Emili: Fshiji lotët.
Brisilda: Drita ime, shpirti im./tvklan.al