Në pjesën e dytë të emisionit “Rrethi Katror” në Top Channel ditën e djeshme u diskutua për arrestimin e Vangjush Dakos.
Gazetari kosovar, Milaim Zeka, u shpreh se SPAK vepron si institucion i frikësuar, jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga opozita.
Ai gjithashtu bëri deklaratën e fortë se priten arrestime të reja.
“Për t’ju dhënë juve një informacion për të dekonspiruar të nëndheshmet, presim arrestime të reja nga SPAK në Shqipëri dhe do kemi punë tashmë me peshqit e mëdhenj”, tha Zeka.