Loading...

Shpërthen Zhaklin Lekatari: Situatë makabre!

Ngjarja e rëndë në Përmet ku një 24-vjeçar mbyti nënën e tij dhe plagosja e gruas me thikë nga bashkëshorti i saj në Korçë, kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Lidhur me këto ngjarje, aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur se në Shqipëri duhet një reformim total kulturor, emocional e seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë.

E ftuar në Klan News, Lekatari thotë se sipas saj, në Shqipëri situata është e ngarkuar dhe makabre dhe si një film triller për shkak të normave të shoqërisë tonë.

Mes të tjerash, Lekatari thotë se duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, sipas saj, me burrat që nuk pranojnë autonominë e gruas.

Zhaklin Lekatari: Nga Janari i këtij viti e deri në Qershor kemi 13 gra të vrara. Unë kam disa vite që them që këtu në Shqipëri po ndodh “holokausti i grave” dhe ne kemi nevojë për një reformim total kulturor, emocional, seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë.

Të mësojmë shoqërinë, dua të përfshij të gjithë pjesëtarët e saj që ta identifikojnë dhunën, ta denoncojnë atë dhe të reagojnë ndaj saj. Mendoj që situata në Shqipëri është kaq e ngarkuar dhe kaq makabre, edhe tamam si një film triller, edhe për shkak të gruas shqiptare, edhe për shkak të normave të shoqërisë tonë, të cilat ende vazhdojnë të në turpërojnë nëse kemi problematika të tilla në familje, nëse ne denoncojmë problematika të tilla, nëse ne i japim zë problematikave të tilla në familje.

Edhe nga të gjitha studimet e fundit që janë bërë, edhe ato socialogjike, edhe ai shumë i rëndësishëm i OSBE-ODIHR i vitit 2020, e tregojnë shumë mirë se sa për qind të grave shqiptare pësojnë dhunë në të gjitha format e saj. Burrat shqiptarë duket sikur po mundohen që të bëhen shumë agresivë dhe shumë jo tolerantë sa herë që thërrimet e fundit të pushtetit të tyre patriarkal, po ju ikin. Duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, që është një tipar i vendeve demokratike apo i vendeve perëndimore, në të vërtetë në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, me këta burra që nuk pranojnë autonominë e gruas,

këta burra që nuk pranojnë një grua të rindërtojë një jetë të re, me këta burra që nuk pranojnë që gruaja e tyre nuk është vetëm objekt. Këta krime, që quhen krime pasioni dhe unë nuk e di se çfarë ngel nga dashuria kur ti vret gruan tënde, mamanë e fëmijëve të tu dhe në disa raste fëmijët e tu. Situata është vërtetë alarmante dhe do të doja të mos gjendesha në studio për të folur për të njëjtën gjë. Kemi një ngecje të madhe edhe të shoqërisë civile, edhe nuk zbatojnë ligjin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com