Loading...

Si e paralajmeroi Rama arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Sapo është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, për korrupsion.

Lajmi u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

“Pak më parë dëgjova një lajm, një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm.
Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.
Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com