Moti i keq ka goditur Italinë dhe situata sa vjen e përkeqësohet pasi bashkë me rritjen e zonave të përmb ytura po rritet edhe numri i vi ktimave.
Mediat italiane raportojnë se në Emilia-Romagna 21 lumenj kanë dalë nga shtretërit duke shkaktuar përmb ytje dhe uji ka tejkaluar nivelin 3, nivelin maksimal.
Numri i bashkive të përmby tura midis Romagna dhe zonës së Bolonjës është rritur në 35, ndërsa bashkitë ku problem janë rrëshqitjet e dherave janë 48.
Ndërkohë që numri i viktimave është rritur në 8, 6 në provincën e Forlì-Cesena , një burrë në zonën e Ravenna dhe një në zonën e Bolonjës. Problem mbetet edhe numri i lartë i të zhdukurve dhe të evakuuarve që ka shkuar në mbi 3 mijë.
Në terren për të menaxhuar emergjencat dhe personat e zhvendosur, janë më shumë se 1100 vullnetarë, mbi 600 zjarrfikës, forcat e policisë dhe Kryqi i Kuq.
Alarmi i motit të kuq vijon edhe për ditën e nesërme 18 maj. Edhe pse nuk pritet të ketë reshje shiu, reshjet e dendura të të martës 16 dhe të mërkurës 17 maj, pritet të sjellin përmbytje të mëdha në sektorin qendror-lindor të rajonit. Situata paraqitet më kritike në pellgjet Romagna dhe degët e Reno , të prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.