Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij Meta foli për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa shtoi se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.