Loading...

Rezultat i ngushtë në TURQI dhe mund shkojë në balotazh/ Ja kush po kryeson me 80% të votave të numëruara

Zgjedhjet presidenciale në Turqi ka gjasa të shkojnë në balotazh, pasi diferenca mes dy pretendentëve kryesorë është tepër e vogël, dhe sa vjen e po ngushtohet.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë numëruar 80% e votave, ndërsa Rexhep Taip Erdogan kryeson me 21.943.787 vota, kundrejt Kemal Kılıçdaroğlu me 19.048.237.
Diferenca mes tyre është me rreth 2 milionë vota. Ndërkaq, Sinan Ogan ka vetëm 5.31 për qind, pa gjasa për ta prakur balotazhin. Numërimi po vazhdon, teksa partia republikane pretendon se është 1 përqind përpara.

Sipas Al Jazera, rezultati ka gjasa të ndryshojë, pasi opozitarët kanë akuzuar zyrtarët e Erdogan se numërimin e kanë nisur nga bastionet e tyre të sigurta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com