Copa suvaje kanë rënë nga tavani gjatë procesit të votimit në Turqi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se dy vëzhgues mbetën të plagosur si pasojë e incidentit, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00.
Pas dërgimit në spital të të plagosurve, procesi i votimit ka vazhduar menjëherë dhe si zakonisht, teksa gjendja e të plagosurve është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.