Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të nxjerrin një fakt për akuzat dhe shpalljen non-grata ndaj tij.
I ftuar në Top Story mbrëmjen e sotme me Grida Dumën, i pyetur se pse e sulmon ambasadoren amerikane ne Tiranë Yuri Kim, Berisha tha se diplomatja nuk duhet të sillet si guvernatore.
Sa i përket çështjes me SHBA-në, Berisha tha se ka ngritur padi për shpifje, jo ndaj vendimit për non-grata dhe nuk ka kërkuar që të tërhiqet.
“Unë kam dy vjet që u them SHBA-ve më nxirrni një fakt të vetëm dhe them mirupafshim se kam mirënjohje ndaj tyre. Kim godet veten e vet se sillet si guvernatore Jam sjellë normal me ambasadorët, jo gjithmonë se s’janë sjellë gjithmonë mirë. Nuk besoj se ambasadori duhet të sillet si një guvernator. Janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet por nuk do të thotë se duhet të sillet si guvernatore. Problemi është se Rama është në gjykatë, nuk është politikë. Me vendim gjykatë nën hetim penal. Tani kanë dalë edhe prova të tjera. Kjo e imja është trinom. Sapo të nxjerrë një fakt un them mirupafshim, nuk kam kërkuar ta heqin, e kam hedh ne gjyq. Të kërkojnë të falur. E vërteta është e vërtetë. Unë nuk kam kërkuar të tërhiqet, un e kam paditur për shpifje. Nuk kam paditur për të ma hequr në gjykatë. Jo vendimin, po shpifjen. E dyta kjo. Sapo të paraqesin një fakt të vetëm un largohem nga politika, nuk kërkoj sa të jetë në fuqi zoti Blinken të heqë vendimin. E treta, po kërkoj të falur e tërheq.
Unë nuk kam asnjë komunikim me zonjën Kim përveç komunikimeve publike,Ajo që mund të them PD është partia më pro-amerikane. Të tjerët të gjithë duhet të komunikojnë, s’ka asnjë lloj kufizimi. Kjo parti sa ta drejtoj PD nuk drejtohet nga Ambasada. Nëse qëndron kundër shkeljeve të rregullave të konventave ndërkombëtare, ato janë akte të papranueshme. E solli Escobar. Ai ka sjellë një ndryshim por s’është kuptuar mirë, ka sjellë fundin e përpjekjeve për të diktuar shqiptarëve jashtë votës. Ato ishin të papajtueshme për parimet e mia. E diktuar kush do të jetë kryetar partie. Escobar për hir të vërtetës, ishte themelor, do të votojnë shqiptarët. Në rast se te un kemi të bëjmë me vote, me Edi Ramën kemi të bëjmë me hekura. Tha është çështje e hapur penale nën hetim. Është tmerrësisht e rëndë.”- tha Berisha në Top Story.