Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.
Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës Perëndimore do të jenë momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosov
Republika e Kosovës do të vijoj të mbizotërohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës së mërkurë, ku në orët e para të ditës do të ketë vranësira të shpeshta. Por reshjet do të jenë të pakta. Ndërsa në pjesën e dytë ditës vranësirat do të fuqizohen në të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje më të shumta shiu.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në territorin e MV, duke sjellë mbizotërim të vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
Rajoni dhe Evropa
Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe të tij do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here do të jenë dhe rrebeshe të përkohshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm paraqiten Evropa Qendrore dhe Veriore, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu.
Ndërsa Europa Lindore dhe Gadishulli Iberik parashikohet të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat pritet të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash