Loading...

Vlorë/ Ndjekje si në filma, kush është personi që tentoi t’i ikë po licisë me makinën plot me ka nabis

P olicia e Vlorës ka vënë në pra nga një 48-vjeçar, i cili është ka pur në kushtet e flag rancës teksa po tentonte të trafikonte një sasi të konsiderueshme k anabisi. Në kuadër të operacionit policor “Reset”, është vënë në pra nga Kristian (Nikola) Skëndaj, i cili rezulton një person me pre cedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë, janë sekuestruar 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike k anabis.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kan abis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Vlorës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com