Loading...

Andi Bushati: ‘Na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë’

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në këto zgjedhje nuk po flitet më për fitoren e socialistëve sepse ajo është e sigurt.

Sipas tij bashkitë janë blerë, ndërsa nënvizoi se Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë fallco dhe të përçarë.
“Ti shih vetëm fushatën e Tiranës, duhet të mbyllim televizorin se na shfaqet Erion Veliaj, na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë. Pra, i gjithë sistemi është vënë në funksion të kësaj.

Këto të tjerat nuk po bëhen që Rama të vjedhë zgjedhjet e 2021-shit,

po bëhet që të mbajë në këmbë një opozitë false që ta përdori për të vjedhur dhe zgjedhjet e 2025-sës. Këto që e merr komisionerin ja jep tregut çam, e merr numëruesin, ja jep vulën Alibeajt…këtij vendi i duhen patjetër.

Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë false dhe pa një opozitë të përçarë,” – u shpreh Bushati.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com