Loading...

Vis Pupa flet për eksperiencën në BB VIP: E ke një lloj presioni…

Elvis Pupa ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, i cili u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” vetëm disa ditë më parë. Ish-banori ka treguar si ishte e gjithë kjo eksperiencë për të dhe si i ka parë banorët e tjerë dhe lojën e tyre.

“Nga jashtë kam parë shumë pak, nuk e ndiqja 24 orë. Aty brenda ishte komplet ndryshe. Ditën e parë u zgjova i pari dhe isha vetëm dhe do bëja rutinën e mëngjesit. Thashë me vete si lahen dhëmbët në kamera. (qesh) E ke një lloj presioni, është përgjegjësi. Pastaj ia morëm dorën. Unë jashtë jam mësuar me jetë shumë të qetë. Të jetosh me 16 veta ishte pak si shumë rrëmujë. U mundova të përshtatesha. Doja që t’i njihja të gjithë që të krijoja marrëdhëniet e mia”, tha aktori i njohur.

I pyetu se si e ka parë Visi lojën e banorëve të tjerë aty brenda, ai u shpreh:

“Ata përfitonin tek pjesa e lojës, ‘në kuadër të lojës’. Shumica e situatave sa vinin e nuk ishin më reale. Meqë nuk pati më penalizime, secili vazhdoi me atë të vetën. Unë u futa për të qenë real. Ishte një lloj sfide që të dilje po i njëjti. Sa i përket impaktit do ta krahasoja me Portokallinë kur dola në fillim në vitin 2004. Çdo gjë në jetën time ia kam arritur pa bërtitur kot, pa bërë debate kot. Tematikat kryesore ishin nominimet dhe eliminimet. Që për mua ishte e panevojshme. Diskutuam tematike të ndryshme, patëm argumentime. Sa i përket nominimeve mu duk kot që ta diskutoja dhe nuk kisha pse të ndërhyrja, plus që ishte edhe kundër rregullave. Kur u bë fakt i kryer pastaj, nëse ti flisje për tematika të tjera nuk kishin interes dhe iknin. Më ka bërë përshtypje që disa njerëz aty me background-e të tjera nuk flisnin për eksperiencat e tyre, por vetëm për atë që po ndodhte aty”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com