Loading...

Sherr në studio për pronën, motra refuzon t’i japë firmën vëllait: ‘Ku është ky mafiozi…’

Iliri ka ardhur posaçërisht nga Italia në “Shihemi në Gjyq” ku tregon konfliktin me motrën e tij. Në insertin e rubrikës së “E Diela Shqiptare” që na njeh me Ilirin, ai i quan motrat e tij monstra për shkak të një firme që Iliri nuk arrin ta marrë prej tyre.

Iliri: Ngelëm rrugëve, ç’është kjo punë kështu? Është e dhjeta herë që vij, nuk ka sens, nuk ka vend të qëndrojë kjo punë. S’e marr vesh, nuk e kuptoj.Nuk mbaj dot as nervat nuk mbaj. Vetëm lekë që kam harxhuar rrugëve dhe punët që kam lënë atje nuk ia vlen për aq pronë sa është ajo. Nuk e kuptoj, ajo është një monstër! Përveç vetes, ka mbajtur edhe dy motrat e tjera, ajo i detyron ato që mos të firmosin! Ato nuk janë motra, ato janë monstra! Kjo është hera e fundit që unë vij këtu! Di unë pastaj se si do ta zgjidh këtë problem!

Advertisements

Kur hyn në studio, Iliri thotë se nga tetë fëmijët e familjes, ai është më i vogli. Atij i duket se ky fakt e bën atë edhe më të dënuarin.

Iliri: Për sa i përket familjes tonë, jo për t’u mburrur, siç thoshte edhe nëna ime që të mirat bëji dhe harroji, të këqijat bëji dhe kujtoji. Tani unë vij nga Firence për një motiv. Është e dhjeta herë që vij në Shqipëri për një fakt që duhej kryer shumë kohë më parë. Kam një problem për sa i përket pronave që nëna dhe babai më kanë lënë dhe për atë kam testamentin. Tani me gojë motrat ma kanë lënë testamentin, ama nuk kanë ardhur të firmosin.

Advertisements

Sadetja është motra e thirrur nga Iliri për t’i kërkuar asaj firmën për testamentin e prindërve. Në insertin prezantues në “E Diela Shqiptare”, Sadetja shprehet me deklarata të forta kundër vëllait.

Sadete: Ku është ai mafiozi i Italisë që më ka thirrur mua sot? Për çfarë më ka thirrur njëherë, ta di dhe unë? Ku e ka hallin ai? Kur desha unë atë që desha, ai më ktheu kurrizin mafiozi që ka katër vila edhe do hala. Do më shikojë sot mua ai kush jam!

Për këtë deklaratë të Sadetes, Iliri u përgjigj në studio se duart e tij janë “duar punëtori, jo mafiozi”. Kur moderatori Ardit Gjebrea fton Sadeten në studio, ajo refuzon të ulet dhe menjëherë shkon drejt të vëllait duke u përplasur verbalisht me të.

Sadete: Për çfarë më ke thirrur ti mua sot ore?

Ilir: Qysh për çfarë të kam thirrur?

Sadete: Për çfarë më ke thirrur?

Ilir: Ti e di shumë mirë për çfarë të kam thirrur unë.

Sadete: Pse më ke thirrur, çfarë kërkon nga unë?

Sadete: Pak po vuaj me këto që kam në shtëpi?

Ilir: Nuk më intereson fare, unë kam familjen time.

Sadete: Jam pa shtëpi e pa fëmijë, jam rrugëve.

Ilir: Rrugëve? Nuk është faji im, nëna e baba të kanë dhënë burrë.

Sadete: Çfarë burri thua ti ore?

Ilir: Burrë pra, të kanë dhënë burrë. Unë do shikoj familjen time, jo tënden.

Sadete: Po mirë kështu më ndodhi mua, si t’ia bëj?

Ilir: Unë çfarë të të bëj ty? Unë i kam ndihmuar të gjithë…

Sadete: Më fëlliqe ti mua këtu, çfarë kërkon, çfarë do nga unë?

Sadete: Thirri mendjes se na fëlliqe këtu, çfrë do, çfarë do nga unë?

Ilir: Desha firmën tënde dhe shko ulu atje.

Sadete: Firmë unë ty s’të jap sikur në qiell të hipësh ti e unë të zbres poshtë.

Sadete: Fare! Shtëpinë njëherë nuk ke gjë ti gjallë në botë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com