Loading...

BE: Ilir Meta porositi dy vrasje, familja Berisha koka e krimit, Edi Rama ka fshehur 200 milionë euro

Raporti sekret i ndërkombëtarëve për krokodilët e politikës shqiptare, ja pse akuzojnë sot njëri-tjetrin se kanë frikë nga drejtësia

Të pashpresë për ta ndalur avancimin e zbatimit të reformës në drejtësi, krokodilët e mëdhenj të politikës shqiptare, ka disa ditë që akuzojnë njëri-tjetrin se kanë frikë nga drejtësia. Secili prej tyre thotë se nuk ka asnjë merak nga ngritja e SPAK-ut, ndërsa akuzon tjetrin se ka frikë nga SPAK-u. Ka 27 vjet që sundojnë bashkë, vjedhin taksat e shqiptarëve, plaçkitin pasuritë publike, shesin territore, bëjnë sikur zihen, vjedhin votat dhe drejtojnë trafiqet, megjithatë secili thotë se nuk ka bërë asgjë, por ka bërë kundërshtari i tij politik.

Monika Kryemadhi thotë se nuk ka firmosur asgjë në jetën e saj, por sipas saj, është Edi Rama ai që ka frikë nga drejtësia. Edi Rama thotë se janë Monika me Ilirin ata që kanë frikë nga drejtësia dhe se ai është heroi dhe babai i reformës në drejtësi. Lulzim Basha thotë se vetë nuk ka bërë gjë, por është Edi Rama që kërkon të kapë drejtësinë, për të shpëtuar veten dhe njerëzit e tij nga SPAK-u. Rama thotë se janë Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe veglat e tyre në politikë dhe drejtësi që kanë frikë nga SPAK-u.

Kjo lojë konfirmon se që të gjithë kanë frikë nga drejtësia, pasi Shqipërinë nuk e kanë drejtuar UFO-t, por kanë këta politikanë që e kanë katandisur, përdhosur dhe rrjepur ka 27 vite. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe njerëzit e tyre në politikë dhe drejtësi janë armiqtë më të përbetuar të reformës në drejtësi. Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi, pasi rrezikohet prej saj. Por, Edi Rama e ka mbështetur reformën, bashkë me Partinë Socialiste, me shpresën se Perëndimi do ta amnistojë. Nuk dihet nëse Edi Rama ka marrë ndonjë garanci apo do të përfundojë në burg si krokodilët e tjerë. Ai është thjeshtë njëri nga krokodilët, por që luajti ndryshe. Se çfarë mendon SHBA dhe BE për krerët e politikës shqiptare, kjo është pasqyruar në një raport sekret të OSBE, por që nuk dihet se si rrodhi në media.

Raporti sekret i OSBE për Ramën, Metën dhe Berishën

Edi Rama: Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro.

Ilir Meta: Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sali Berisha: Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos (Durrës) ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic –in që të fitonin miliona euro. Argita Berisha, vajza e ish –Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkelzen Berisha, djali i ish –Kryeministrit, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009 një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Wikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin). Shkëlzeni ka qenë kontaktuar shpesh si konsulent nga shumë kompani të huaja, të cilat shpresonin të hynin në tregun shqitpar, për gjoja lidhjet dhe influencën e tij tek autoritetet më të larta shqiptare. Një nga rastet më të fundit është privatizimi i katër hidrocentraleve në maj të vitit 2013. Shkëlzeni është akuzuar publikisht se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e deputetit të PD –së, Azem Hajdarit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com