Pas triumfit në 3 turne radhazi në kampionatin shqiptar të tenisit, Ares Ferhati kalon 3 rounde në turneun europian që po zhvillohet në National Sport Park në Tiranë.
Ares Ferhati, 12 vjeçari shqiptar që po spikat me talentin e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, është paraqitur në formë të shkëlqyer këtë javë në turneun europian të tenisit, që po zhvillohet në National Sport Park në Tiranë për kategorinë Junior U12.
Në këtë turne, ku marrin pjesë mbi 50 fëmijë nga vende të ndryshme të botës, Ares ka arritur të kalojë 3 rounde, duke dominuar me rezultat të thellë ndeshjet me bashkëmoshatarët e tij.
Më konkretisht, në roundin e parë, Ares triumfoi me rezultat 6-1 / 6- 3 me Kiril Kruygluk nga Ukraina, në roundin e dytë ndeshja kundër Italianit Sergio Boccela përfundoi me rezultatin 6 – 1 / 6- 0, ndërsa në roundin e tretë, kundërshtari nga Turqia nuk arriti të merrte asnjë game dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 6-0 / 6-0 ne favor të Ares Ferhati.
Në çerekfinale, Ares do të ndeshet me nr 3 te Gjermanise në kategorinë junior, Richard Chanbour.
Gjatë muajit Shkurt dhe Mars, Ares ka triumfuar në 3 turne radhazi të organizuar Federata Shqiptare e Tenisit, përkatësisht Winter Cup 2023, Albanian Bowl 2023 dhe NSP Open 2023, duke u rankuar kështu nr.1 në Shqipëri për grupmoshen Junior U12.