Loading...

Ua bëri reklamën, tani po i bën ‘gjëmën’, Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve

Aktori Gazmend Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburanteve BOLV Oil, duke u kërkuar atyre një dëmshpërblim në shumën e 46 mijë eurove, si pasojë e mosrealizimit të kushteve të kontratës dhe detyrimeve kontraktuale të nënshkruara me këtë kompani.

Gjithçka ka nisur pas mospagimit të një shume prej 1100 euro nga ana e kompanisë BOLV Oil për një reklamë të realizuar nga Paja, i cili ishte imazh kryesor.

Në çështjen e regjistruar në gjykatë, Bolv Oil, sipas Pajës, ka detyrim për pagimin e shumës 1100 euro, rrjedhur nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë, deri në diten e ekzekutimit të vendimit.

Detyrim për pagimin e shumës 46.000 euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatatë ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.

Çështja është regjistruar në gjykatë ditën e djeshme, më 9 janar 2018 dhe pala akuzuese ka konstatuar mospërmbushjen e kontratës së shërbimit, datë 13.06.2014 të nënshkruar midis palëve ndërgjyqëse nga ana e sipërmarrësit të kundërpaditur dhe zgjidhjen në rrugë gjyqësore të pasojave të mos përmbushjes së kontratës nga sipërmarrësi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com