Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.
Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatat e lokalisht të lartë.
Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.