Loading...

Gazetarja e njohur jep detaje të reja nga su lmi te Top Channel

Tema e diskutimit këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan ka të bëjë me su lmin me ka llashnikov drejt ambienteve të Top Channel, ndodhur orët e para të së Hënës. Gazetarja Glidona Daci dha më shumë detaje për vr asjen e rojes së televizionit, Pal Kola.

“Për t’u ndalur tek 61-vjeçari Pal Koka, atë e ka kapur sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes dhe pamjeve filmike të televizionit, e ka kapur një plu mb rikoshet sepse ai ka qenë në ambientet e brendshme të kabinës dhe është pl agosur në shpatull fillimisht. Ka tentuar të dalë nga kabina, ka lëvizur për të paktën 8 deri në 10 metra nga kabina ku ishte dhe ka ngelur në mes të oborrit.

Është go ditur brenda kabinës dhe ka dalë për të kërkuar ndihmë tek pjesa tjetër e security, tek punonjësit e tjerë të cilët qëndrojnë tek hyrja kryesore. Ndërkohë që kolegu i tij kishte vetëm pak minuta që kishte lëvizur nga vendi i punës, sepse në kabinë qëndronin dy punonjës”, deklaroi gazetarja.

Po sipas Dacit, tra gjedia mund të ishte akoma më e rëndë duke qenë se një furgon me gazetarë që kanë mbyllur turnin ka dalë 3 minuta para su lmit.

“Tr agjedia mund të ishte dhe më e madhe pasi 3 minuta më përpara su lmit me armë, njëri nga furgonët ka transportuar gazetarët të cilët ishin në turnin e tyre të natës, duke qenë se për shkak të zhvillimeve politike ka pasur punonjës deri vonë. Mund të kishte marrë plu mba sepse janë shkëmbyer me makinën e autorëve”, tha Daci.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com