Vetura me të cilën u sulmua Top Channel dy shohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vo dh më 10 korrik të vitit 2020 në Shëngjin.
Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dy shohet se u su lmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vje dhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.
““Range Rover” me të cilin është su lmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u v odh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për “arbresh.info“.
Lajmin e konfirmoi sot edhe Po licia e Tiranës.
“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vj edhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vj edhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vj edhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Makolli ka publikuar edhe pamjet kur i vidhet mjeti në Shëngjin