Dashi
Te shumte do jene planetët qe do e favorizojnë jetën ne çift sot dhe do e bëjnë atë me te bukur. Dëshirat me te zjarrta qe keni pasur do iu realizohen me ne fund. Për beqaret do ketë flirte pa fund, por mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do jene te pakta. Influenca e yjeve do jete pozitive për financat. Do tregoheni kursimtare dhe situata do filloje te përmirësohet.
Demi
Dielli do favorizojnë një dite te bukur për çiftet. Do jeni mjaft sensuale dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Disa do mendojnë te fillojnë një projekt te përbashkët i cili mund t’iu sjelle përfitime. Beqaret do takojnë një person ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar nuk duhet te dorëzoheni para vështirësive qe mund t’iu dalin, por te merrni masa strikte.
Binjaket
Asnjë planet nuk do e pështjellojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ju do keni mundësi te dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Komunikimin mos e humbisni për asnjë arsye. Beqaret do kalojnë momente te paharruara edhe pse nuk do gjejnë princin e tyre te kaltër. Edhe pse jeni kujdesur për t’i mbajtur te qëndrueshme financat, sot do keni disa luhatje te vogla.
Gaforrja
Edhe nëse do iu jepet një mundësi e mire për aventura drithëruese, mos bëni gabimin te tentoni sepse do shkatërroni lidhjen qe keni ndërtuar deri me sot. Nëse jeni beqare përfitoni sa te mundni nga mundësitë e mira qe do iu jepen. Planetët do jene ne anën tuaj. Sektori i financave do konsolidohet pak nga pak dhe do keni mundësi te bëni shpenzimet e menduara.
Luani
Klima yjore do jete mjaft e përshtatshme sot për jetën tuaj ne çift kështu qe përfitoni sa me shume qe te mundeni. Komunikimin dhe bashkëpunimin mos e humbni për asnjë arsye. Venusi do ndikoje mjaft ne jetën sentimentale te beqareve. Jo vetëm qe do keni takime, por mund te krijoni edhe një lidhje. Financat do jene shume te mira. Nuk pritet asnjë problem serioz.
Virgjeresha
Ne dashuri, ju bëni pjese tek ata persona qe i jepni shume rëndësi lidhjes qe keni krijuar. Dita do jete e qëndrueshme dhe mund te merrni vendime me rëndësi. Beqaret do kenë një takim ëndrrash nga i cili do emocionohen se tepërmi. Ne planin financiar do keni fat. Do i shlyeni borxhet qe keni pasur dhe do arrini te blini ato qe kishit planifikuar prej kohesh.
Peshorja
Fale Jupiterit jeta juaj ne çift do jete me e bukur sot. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin dhe do kuptoheni me një shikim. Nëse jeni ende vetëm, duhet te bëni akoma me tepër durim. Mundësitë për takime do ekzistojnë, por ato nuk janë te duhurat. Situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme kështu qe mendohuni mire para se te bëni ndonjë shpenzim.
Akrepi
Do jeni sensuale, te ndjeshëm, sharmante dhe tolerante sot. Te gjitha këto cilësi do iu ndihmojnë te kaloni një dite romantike me partnerin dhe te përjetoni kënaqësi pa fund. Shfrytëzojeni çdo minute pranë tij. Beqaret duhet te mendohen mire para se te bëjnë premtime. Financat do jene te qëndrueshme për pjesën me te madhe. Shume shpejt do vijnë edhe përmirësimet.
Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje dhe ndiheni shume mire, përfitoni nga kjo dite për te planifikuar te ardhmen. Flisni me partnerin dhe mendoni bashke për gjithçka. Beqaret nuk do jene aspak te favorizuar nga planetët dhe do qëndrojnë serish vetëm. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur edhe pse fati nuk do iu mungoje. Shpenzoni me kursim.
Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e mire dhe e ngrohte gjate kësaj dite. Vazhdoni t’i shprehni sa me shume ndjenjat nëse doni qe lidhja te jete e forte. Beqaret pritet te kenë takime interesante. Një person do iu tërheqë jashtë mase dhe zemra do iu rrahe fort. Nuk është momenti i duhur për te bere investime apo transaksione financiare. Prisni edhe disa dite.
Ujori
Venusi, përendesha e dashurisë do kujdeset për çdo detaj te jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Pritet te kaloni momente te jashtëzakonshme dhe te paharruara. Beqareve do iu duhet te marrin një vendim te rëndësishëm i cili mund t’ua ndryshoje shpejt te ardhmen. Klima ne planin financiar do jete e ngrohte. Shpenzoni për gjerat me te rëndësishme, por pa e tepruar.
Peshqit
Kjo dite do jete një nga me emocionueset për ata qe ajanen ne një lidhje. Do jeni romantike dhe do krijoni një klime shume te ngrohte ne lidhjen tuaj. Ne mbrëmje do arrini lumturinë e shumëpritur. Beqaret do kenë mundësi te mira te krijojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Bëjini sytë katër. Perspektivat financiare nuk janë shume te mira. Vazhdoni te tregoheni pak te kursyer me shpenzimet.