Sot Partia Socialiste pritet të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit!
Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë këtë të shtunë një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale.
Dhe për këtë vendim kryeministri Edi Rama me të mbërritur nga Britania e Msdhe udhëtoi drejt Vlorës aty ku ndoqi nga afër procesin e votimit të Asamblesë së PS-së të këtij qyteti të emrit të kandidatit për kryetar në Bashkinë e Vlorës, që do të pasojë Dritan Lelin.
Në garë mes socialistëve të Vlorës ishin Ermal Dredha dhe Fate Velaj, ish-deputet dhe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Por Asambleja e PS zgjodhi pikërisht Dredhën, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që pak kohë më parë është shpërngulur dhe vendbanimin nga Tirana në Vlorë.
Gazetari Edi Ruçi raportoi për “Ora News” se në përfundim të votimit Dredha ka dalë me mbi 200 vota plus nga kandidati tjetër Fate Velaj.
Ermal Dredha është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.
Emri i zgjedhur nga PS ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.
Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Po sot kryesocialisti Rama do të mbledhë Kryesinë e PS-së, ku në fokus do të jenë zgjedhje e 14 majit dhe kandidatët socialistë.
Burime brenda PS bëjnë të ditur se nga 61 bashki shumica e kandidatëve do të jenë rikonfirmime, ndërkohë që deri tani vetëm dy do të jenë deputetë që lënë mandatin dhe garojnë në 14 maj.
Kështu siç është konfirmuar prej kohësh, emri i parë është ai i Benet Becit që do të garojë në Shkodër përballë Bardh Spahisë së koalicionit opozitar.
Ndërsa emri i dytë është ai i Besjan Ajazit deputetit që lë mandatin për të garuar për bashkinë e Gramshit.
Pikëpyetjet e Ramës?
Po ashtu mësohet se janë ende 6 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kuccovës Kreshnik Hajdari. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos. Ndërsa në bashkinë e Bulqizës ende nuk ka informacion pasi Lefter Alla, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për shkelje të rënda pas arrestimit nga SPAK, vetëm një ditë më parë.
Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci.
Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi.
Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS
QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër – Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli